DLC u krijua ne vitin 2010 ne Shqiperi duke sjelle 20 vjet eksperience europiane ne fushen e formimit profesional te dentisteve dhe prezantimit te materialeve dentare. Dental Leader Corsi është një kompani që organizon kurse trajnimi, të akredituara apo jo, për dentistet profesioniste.
Gjatë 6 viteve të përvojës së saj, kjo kompani është udhëhequr nga Edmond Mema. I cili është një ekonomist me nje përvojë të vlefshme në fushën e stomatologjisë. Ai u diplomua në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Ekonomik. Punoi për disa kompani të rëndësishme në Shqipëri, për të shkuar më vonë në UMBRA spa në Itali, ku do të punonte për 23 vjet, kompania më e madhe e stomatologjisë në Itali, ku mori një përvojë të çmuar përmes punës së përditshme dhe  kurseve të trajnimit, që kanë të bëjnë me kurset e stomatologjisë dentare dhe kurset e trajnimit menaxhues, ku ai mori pjesë. Ai u kthye në Shqipëri në 2009 për të krijuar, në partneritet me UMBRA, kompaninë e tij të parë, Leader Proactive, një kompani që importon produkte dentare në Shqipëri. Kohët e fundit ai bleu aksionet e UMBRA dhe tani ai është 100% pronar i Leader Proactive. Më vonë ai krijoi Dental Leader Corsi, kompania e parë dhe e vetme shqiptare në fushën e kurseve të stomatologjisë dentare. Gjithashtu krijoi një zyrë dentare piloti, i pari i njohur në Shqipëri, ku mjekët e diplomuar kohët e fundit mund të mësojnë nga mjekë me eksperiencë dhe profesorë të njohur të huaj dhe shqiptarë. Ai është gjithashtu në posedim të diplomës në Diplomacinë, në posedim të çertifikimit ISO të fituar në Itali dhe në posedim të një diplome pasuniversitare lidhur me menaxhimin mjekësor.

Z. Mema eshte përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme në Universitetin Aldent, një nga universitetet më të mëdha në Shqipëri. Ai është përfaqësues ligjor i Universitetit DO PLOTESOHET në Shqipëri, me një kontratë që e ngarkon atë për të organizuar çdo aktivitet të këtij Universiteti dhe çdo veprimtari kërkimore shkencore. Për momentin ai është themelues dhe President i “Informatorëve Shqiptarë për Mjekësi”, një organizatë jofitimprurëse.